Gran Cuvee Stravecchia Sclave – Grappa Riserva

Alta Selezione

Gran Cuvee Stravecchia Sclave – Grappa Riserva

E kurorëzuar me medaljen e artë Best Gold. Kjo grapë, nga linja High Selection e Villa de Varda, nuk mund të kishte marrë një çmim më të përshtatshëm, pasi që në shikim të parë, grapa të shfaqet e artë dhe tërheqëse. Nga përzgjedhja më e mirë e vreshtave të Müller Thurgau dhe Moscato del Trentino, kjo grapë  është e paketuar në një konfeksion të veçantë, e shoqëruar nga një fletë teknike dhe nënshkrimi i mjeshtrit distilator Luigi Dolzan.

Alkoli

40% vol.

Temperatura

20° C

Formati

70 cl

Përshkrimi

Udhëzues për shijimin e grapës – Gran Cuvée Stravecchia Sclave

Kjo grapë vjen nga varietete shumë të përzgjedhura dhe të stazhonuara për një kohë të gjatë në fuçi druri. Ngjyra e fortë dhe e qartë, aroma e butë dhe elegante është një ftesë për të shijuar shijen harmonike dhe florale, të një pasurie të madhe aromatike.

VARIETETI: Moscato, Müller Thurgau.

NGJYRA: e qartë, intensive, me tendencë të verdhë në të artë, ftuese.

AROMA: me mirësi dhe elegancë të lartë, e ngrohtë, joshëse, e fortë, e shkëlqyeshme, me ndjesi të rrushit të bardhë të pjekur, kumbullave, kajsive, qershisë morello, e karakterizuar nga nuanca vanilje, kafeje, amaretto, kakao, pistak dhe fruta.

SHIJA: veçanërisht e rafinuar dhe delikate, harmonike, e ekuilibruar, vinoze, e sinqertë, florale, e butë, me një ngjyrim të këndshëm erëzash, lëvore arre, bajame, mjaltë , me një pasuri të madhe aromatike.